Kalo te përmbajtja

Çdo klinikë punon ndryshe. devMed përshtatet.

Krijoni formularët dhe dokumentet klinike sipas specialitetit dhe proceseve të institucionit tuaj.

Fusha të gatshme për punën klinike.

Tërhiqni fushën që ju nevojitet dhe lëshojeni ku dëshironi. Formulari ruhet dhe është gati për vizitën e radhës.

  • Tekst

    Për përgjigje të shkurtra ose të gjata, me tastierë ose me zë.

  • Diagnozë

    Diagnoza e vizitës, në fushën e vet, që gjendet lehtë në kartelë.

  • Medikament

    Medikamentet e përshkruara gjatë vizitës, të renditura një nga një.

  • Dropdown

    Një zgjedhje nga lista që përcaktoni ju.

  • Checkbox

    Po ose jo, ose disa zgjedhje njëherësh.

  • Nënshkrim

    Nënshkrimi i mjekut ose i pacientit, direkt në dokument.

  • Datë

    Data e kontrollit të radhës ose e fillimit të simptomave.

  • Shënime klinike

    Tekst i lirë për vëzhgimet e mjekut, edhe me diktim me zë.

  • Diagrami i trupit

    Shënoni zonat direkt mbi figurën e trupit, nga përpara, nga mbrapa ose anash.

Një herë e ndërtuar, gati për çdo vizitë.

Nga fizioterapia te kardiologjia, ndërtoni workflow-n që ju nevojitet.

  1. Ndërtoni formularin

    Për çdo specialitet ose shërbim, me fushat dhe renditjen që ju duhen. Pa kod dhe pa pritur IT-në.

  2. Plotësojeni gjatë vizitës

    Mjeku e plotëson me tastierë ose me diktim me zë, dhe çdo përgjigje ruhet në kartelën e pacientit.

  3. Merrni dokumentin

    Formulari bëhet PDF me logon dhe të dhënat e klinikës, gati për printim ose për portalin e pacientit.

Gati për një mënyrë më të thjeshtë për të menaxhuar klinikën?

Shikoni si devMed mund të përshtatet me proceset e institucionit tuaj.