Kalo te përmbajtja

Nga shërbimi te fatura, pa kaluar në një sistem tjetër.

Shërbimet e kryera lidhen drejtpërdrejt me faturimin, duke reduktuar punën manuale dhe duke e bërë procesin administrativ pjesë të të njëjtit workflow.

Katër hapa, asnjë rishkrim.

Faturimi nuk është punë më vete: ai vazhdon aty ku mbaron vizita.

  1. Vizita mbyllet

    Shërbimet e kryera regjistrohen në vizitë, me çmimet që ka vendosur klinika.

  2. Fatura krijohet

    Me një klikim, vizita bëhet faturë: pacienti, mjeku dhe shërbimet janë tashmë aty.

  3. Fatura fiskalizohet

    devMed e fiskalizon direkt përmes lidhjes me devPOS dhe merr kodet NIVF dhe NSLF.

  4. Gati për pacientin

    Fatura printohet ose shkon në portalin e pacientit, me kodin QR për verifikim.

Fiskalizimi, pa dalë nga devMed.

devMed lidhet me devPOS për fiskalizimin e faturave dhe menaxhimin e pagesave, pa dyfishim të punës.

  • Lidhur me devPOS

    devPOS, programi ynë i fiskalizimit, punon në sfond. Klinika nuk hap asnjë aplikacion tjetër.

  • Kodet në faturë

    NIVF, NSLF dhe kodi QR shtohen vetë në faturën tatimore.

  • Statusi në listë

    Lista e faturave tregon menjëherë cilat janë fiskalizuar, cilat presin pagesë dhe cilat janë ende draft.

Gati për një mënyrë më të thjeshtë për të menaxhuar klinikën?

Shikoni si devMed mund të përshtatet me proceset e institucionit tuaj.